Në një sulm në selinë e Gjykatës Supreme të Iranit janë vrarë dy gjyqtarë të saj.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet iraniane dhe viktimat janë Ali Razini dhe Mohammad Moghiseh. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe nje gjykates tjeter i Teheranit.
Ende nuk dihet motivi i sulmit në Pallatin e Drejtësisë.
Të dy gjyqtarët ishin përfshirë prej kohësh në raste të sigurisë kombëtare, që lidhen me spiunazhin dhe terrorizmin.