Ditën e nesërme kreu i partisë Demokratike do të paraqitet në prokurorinë e Posaçme, pasi do të zbatojë masën e sigurës “detyrim paraqitjeje”.
Në një mesazh të shpërndarë strukturave të Partisë Demokratike, ata bëjnë thirrje që protestuesit të mblidhen nesër në orën 09:30 para SPAK.
“Te dashur miq. Diten e Hene eshte data e radhes e percaktuar per tu parqitur Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha ne SKAP. ..Ndaj ne ora 9:30 perseri te gjithe ne proteste perpara SKAP- it si vegel ne duart e Rames per te perndjekur kundershtaret politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.