Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet në Gjirokastër në 34-vjetorin e themelit të PD. Berisha në fjalimin e tij u shpreh se themelimi i PD në 34 vite më parë ishte triumf i idealave më fisnike të njeriut, i lirive dhe të drejtave të tij.
Ai theksoi se Partia Demokratike transformoi Shqipërinë dhe hapi dyert e integrimit të saj në Këshillin e Europës, NATO, në Bashkimin Europian.
“Themelimi i PD-së 34 vite më parë ishte triumf i idealeve më fisnike të njeriut, i lirive dhe të drejtave të tij, i iniciativës së lirë, i interesit kombëtar dhe patriotizmit, i prirjes apo vokacionit perëndimor të kombit tonë.
Krijohej pra një parti e cila kishte përballë një parti terroriste, një parti e cila ishte themeluar nga Beogradi në Tiranë, ishte udhëhequr nga Beogradi në Tiranë, një parti e cila ditën e çlirimit nga pushtuesit e huaj, e zëvendësoi me ditë pushtimi nga pushtuesit e brendshëm.
Një parti e cila ndaloi me kushtetutë liritë dhe të drejtat njerëzore. Shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë, në një luftë primitive ndaj besimeve fetare dhe besimtarëve. E hiperkoletivizoi atë.
Enver Hoxha në historinë e komunizmit botëror mund të ketë ekuivalent vetëm Pol Potin. Natyrisht diktatori i Kamboxhias pat numër më të madh viktimash se sa Shqipëria.
Por të mos harrojmë se në vitin 1991 në Samitin e Bashkimit Europian Demokrat në Paris, ai do të etiketohej Hitleri i shqiptarit pas luftës.
Në 34 vite, PD e themeluar pra mbi vlerat dhe idealet e lirisë, bëri gjithçka për garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarit shqiptar.
Transformoi Shqipërinë, hapi dyert e integrimit të saj në Këshillin e Europës, NATO, në Bashkimin Europian.
Por miq edhe një arritje tjetër e cila është ndofta ndër më themeloret në tërë historinë tonë, që shpesh harrohet dhe nuk është e shkrojtur, është fakti se në vitin 2008, ne nga njerëzit më të keqpaguar historikisht në këtë rajon, u bëmë qytetarët më të mirë të paguar se të gjitha kombet e tjera të rajonit.
Kaluam nga grupi i kombeve me të ardhurave të ulëta, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta dhe kjo përbën një ‘quantum lip’ kjo përbën një arritje historike për ne.
Në këtë rrugë zhvillimi ne ja dolëm që Shqipërinë e cila braktisej, boshatisej, ta kthejmë në Shqipërinë në të cilën popullata nga viti 2007 gjer në vitin 2014 rritje nga viti në vit.
Kjo ishte dëshmi e një shprese të mbjellë kudo në këtë vend.
Mbi 180 mijë familje emigrantësh dhe emigrantë u kthye në Shqipëri. Ju jeni dëshmitarë, nuk kishte shkolla të mbyllura, ishin plot me nxënës dhe ne rindërtuam dhe ndërtuam 1300 shkolla dhe objekte arsimore.
Universitetet këtu në Gjirokastër, por edhe aty ku i hapëm në Sarandë, Peshkopi, Kukës, Berat, ishin plot me të rinj.
Sigurisht shqiptarët nuk kishin rrogat që meritonin, por rrogat e tyre rriteshin nga viti në vit. Dhe së bashku me rrogat rritjes dhe shpresa për një jetë më të mirë, se jeta përmirësohej.”, tha Berisha.