Ministri izraelit i financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotric thuhet se i ka bërë thirrje Izraelit të pushtojë Rripin e Gazës dhe të vendosë një qeveri ushtarake.
Izraeli “duhet të pushtojë Gazën dhe të krijojë një qeveri të përkohshme ushtarake, sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur Hamasin”, u citua të ketë thënë ai për Radion e Ushtrisë së Izraelit.
“Unë do ta rrëzoj qeverinë nëse nuk kthehet në luftime në një mënyrë që të marrim të gjithë Rripin e Gazës dhe ta qeverisim atë,” tha ai.
Smotrich ka shtuar edhe se Izraeli do të sigurojë ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza në atë skenar. Ai e ka quajtur marrëveshjen e armëpushimit të Gazës një “gabim shumë të rëndë” dhe “dorëzim ndaj Hamasit”.