Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social i është përgjigjur një komentuese në lidhje me ndihmësen e re virtuale të e-Albania.
Komentuesja është shprehur se ka pritur një muaj e gjysëm për të nxjerrë një kod për certifikatë edhe me anë të ndihmëses virtuale.
Ndërsa kryeministri Rama shprehet se ka marrë informacione në lidhje me këtë rast dhe thotë se e vërteta është ndryshe.
“E nderuar zonjë, më bëri përshtypje komenti juaj dhe u interesova pranë e-Albania. Rezulton se ju keni aplikuar katër herë për certifikatë familjare dhe në të katërta rastet e keni marrë automatikisht. Nuk rezulton që të keni aplikuar ndonjëherë për ndonjë shërbim tjetër në e-Albania. Pse e bëni ju këtë, unë s’dua të komentoj, por meqë më jepet rasti nga komentet në postimin e Diellës, e krijuar në laboratorin tonë të Inteligjencës Artificiale për të ndihmuar me zë dhe figurë qytetarët në shërbimet e e-Albania, po ju informoj: sot ofrohen 1247 shërbime publike përmes e-Albania. 95% e shërbimeve publike, që deri dje nuk merreshin pa pritur në radhë”., shprehet kryeministri.