Zyra e Kryeministrit izraelit njoftoi se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë vonesë.
Dorëzimi i emrave ishte kusht nga Izraeli për vendosjen në zbatim të marrëveshjes së armëpushimit. Hamasi ka zbuluar tre pengjet që do të lirohen në ditën e parë të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Njëra prej tyre është një shtetase britaniko-izraelite e quajtur Emily Damari. Dy emrat e tjerë janë Romi Gonen dhe Doron Steinbrecher.
Izraeli zbulon 33 pengjet që do të lirohen në fazën e parë të armëpushimit