Një 37-vjeçar u arrestua në Kamëz pasi ka përndjekur një grua në mënyrë të vazhdueshme. 37-vjeçari në momentin që ka vënë re policinë ka tentuar që të largohet dhe është hedhur nga një lartësi.
Si pasojë ai ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është dhe i arrestuar nga policia.