-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet armëpushimi në Gaza, Izraeli: Duam listën me pengjet që do lirohen

Kryesoret

Armëpushimi në Gaza ishte parashikuar që të hyntë në fuqi mëngjesine sotëm por nuk ndodhi. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi një orë para afatit të armëpushimit se nuk do të fillojë derisa grupi militant palestinez Hamas të sigurojë një listë të pengjeve që do të lirohen.

“Kryeministri udhëzoi IDF-në (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) që armëpushimi, i cili supozohet të hyjë në fuqi në orën 8:30 të mëngjesit, nuk do të fillojë derisa Izraeli të ketë listën e të rrëmbyerve të liruar që Hamasi është zotuar të sigurojë,” tha sot zyra e kryeministrit izraelit.

Ndërsa Hamasi pohoi angazhimin e tij ndaj marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, duke thënë se vonesa në zbulimin e emrave të pengjeve që do të liroheshin në fazën e parë ishte për shkak të “arsyeve teknike në terren”.

Ndërkaq forcat izraelite kishin filluar të tërhiqeshin nga zonat në Rafah të Gazës në korridorin e Filadelfit përgjatë kufirit midis Egjiptit dhe Gazës, raportuan mediat pro-Hamasit sot herët në mëngjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit