-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për 6 të arrestuarit

Kryesoret

Ditën e sotme Gjykata e Korçës ka vendosur masat e sigurisë për të arrestuarit nga aksioni i RENEA-s në Pogradec që u zhvillua më 17 janar.

Gjykata ka vendosur masat arrest me burg për Fatjon Bono, Eris Cekani dhe Aldi Hoxha.Ndërsa për Denis Xhemollarin ka vendosur masën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje është caktuar për Arbi Berberin dhe Enxhi Xhemollari.

NJOFTIMI

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 20.01.2025 ora 09:30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve F.B, E.Ç, D.Xh, A.B, E.Xh, A.H, ku gjykata në përfundim vendosi:

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit F.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 179/2 dhe 287 të Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit E.Ç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 279/1 dhe 278/3 i Kodit Penal.

3- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetasit D.XH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

4- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.B i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

5-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit E.XH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

6-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit A.H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Organizmi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 278/3, 279, 287 dhe 197 i K.Penal.

Kujtojmë se në operacionin e 17 janarit u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.

Në kuadër të operacionit, u ushtrua kontroll në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.

Sipas policisë, gjatë kontolleve u sekuestruan armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit