Kryetari i PD-së, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK. Kur doli tha se kishte firmosur dy procesverbale në SPAK. Njërin prej tyre ai e publikoi për gazetarët dhe qytetarët e pranishëm para SPAK-ut. “Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”, shkroi Berisha në dokument. Pasi doli Berisha nuk kurseu akuzat kundër SPAK-ut, Edi Ramës dhe qeverisë socialiste.