Pasditen e sotme një protestë u zhvillua para Ministrisë së Brendshme. Në protestë morën pjesë qytetarë dhe politikanë. Gjatë protestës pati përplasje mes kreut të “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori dhe kreut të “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.
Teksa po mbante fjalën në podium, Lapajt iu kërkua që ta ndërpresë fjalën. Ai i tensionuar vazhdon që të flasë me mikrofon të mbyllur.
Në lidhje me këtë në rrjetet sociale ka reaguar kreu i Nismës Thurje Endri Shabani. Ai shprehet se kjo është një ngjarje e shëmtuar dhe sjellje e politikës së vjetër, si dhe thekson se të digjet Shqipëria për një karrike është politikë e vjetër. Sipas Shabanit nuk duhet e nuk mund të ketë pronarë kauzash.