-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Së shpejti Gjiri i Amerikës, do rimarrim Kanalin e Panamasë

Kryesoret

Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës zyrtarisht është Donald Trump. Në fjalën e tij pqsi u betua premtoi se do të sjellë paqe në botë. Trump theksoi edhe se Gjiri i meksikës do të quhet Gjiri i Amerikës.

“Do forcoj një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet te merita. Nga sot do kemi dy gjini, mashkull dhe femër. Këtë javë do të nënshkruaj një urdhër që luftëtarët tanë të mos përballen me eksperimente ndërkohë që janë në detyrë. Forcat tona do të kenë një mision, të luftojnë armikun e Amerikës.

Njësoj si në 2017-ën, do forcojmë dhe do kemi ushtrinë më të madhe në botë. Krenaria më e madhe është që do të jem paqebërës, bashkues dhe unifikues. Nga dje, përpara se të merrja detyrën, pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen te familjet e tyre.

Amerika do të rimarrë vendin e merituar si vendi më i madh, më i respektuar, do të admirohet në të gjithë botën, nga sot do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës, do ta quajmë Gjiri i Amerikës.

Presidenti McKinley e bëri vendin tonë shumë të pasur, me talent. Ai ishte një biznesmen i natyrshëm. Gjërat e mëdha që bëri, duke përfshirë dhe Kanalin e Panamasë që i është dhënë një vendi tjetër, kur SHBA-ja ka shpenzuar më shumë se në çdo vend tjetër. Jemi trajtuar në mënyrë shumë të gabuar dhe Panamaja na ka premtuar se qëllimi i marrëveshjes është shkelur, me anijet amerikane që nuk janë mirëpritur si duhet, e cila përfshin dhe Marinën Amerikane”, tha Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit