Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka uruar Donald Trumpin, i cili u betua si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Kallas shprehet se do të jemi më të fortë në trajtimin e sfidave globale.
“Lidhja transatlantike ka sjellë prosperitet dhe forcë në të dyja anët e Atlantikut. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale. Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë”, shkroi Kallas në platformën “X”.