Ivanka ka uruar babain e saj Donald Trump për detyrën e re si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Me anë të një postimi në rrjete sociale Ivanka Trump shprehet se ky është një moment historik dhe mbresëlënës.
“Urime babait tim për inaugurimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara! Jam krenare për vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e tij ndaj vendit tonë. Ky moment është historik dhe mbresëlënës,” shkruan Ivanka.
Më pas ajo uron që babai i saj të udhëheqë me mirëkuptim dhe zemër të hapur, duke sjellë paqe kudo ku ka konflikte.
“Lutja ime është për forcë, mençuri dhe dhembshuri që të udhëheqin çdo vendim të tij. Uroj që të udhëheqë me mirëkuptim dhe zemër të hapur, duke u përpjekur të sjellë unitet aty ku ka përçarje dhe paqe aty ku ka konflikt,” u shpreh Ivnka.
Në fund ajo bën thirrje që të gjithë amerikanët të mbështesin njëri-tjetrin.