-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Bilalli: Sfidat e Kosovës në epokën e Donald Trump

Kryesoret

Njohësit e biografisë së tij  e përshkruajn Donald Trumpin me dy fjali : ♦️”Çka mendon e thotë dhe çka e thotë e bën ”

Në fjalimin e ineagurimit si Presidenti i 47-të i SHBA-së Donald Trump theksoi kjart se nga sot (20 janar) po fillon një epokë e re për Ameriken por sigurisht edhe për gjeopolitiken botërore. Ata që e njohin biografin e tij, Trumpin e cilësojn si një figurë mjaft agresive ku babai i tij qyshë në noshen 13-te vjeçare e dergoj në një internat ushtarak me kohëzgjatje 5-së vjeçare e më vonë si kadet ushtarak e më pas mbaroj studimet për ekonomi.

Gjatë gjithë veprimtarisë se tij si magnat kapitali në fushën e imobilieve, resorteve-hoteleve, kompanie ajrore por edhe i pronësive të kazinave ( Trump Taxh Mahall). Trump kishte krijuar kapital të fuqishëm së bashku me firmen e babat të tij, por edhe kishte humbur shuma të mëdha nga recesioni ekonomik në SHBA.

Por çuditërisht nuk ishte dorzuar, ishte ringritur prap. Kjo këmbngulsi e “ramjes dhe ngritjës” e ndjeki edhe në politikë. Trump, startin në politikë e filloj në vitin 2000. Tani më është fakt , për të dytën herë Trump është kthyer në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, tani më si një figurë anti-globaliste dhe një përkrahës i modelit sovranistë të shteteve por edhe pro familjës dhe religjionit.

🔴Si do menaxhoi  Trump, ballansat dhe konturat e ardhme të Rendit të Ri Botëror ?

🔺A do kemi model njëpolar apo ngadale po “rrëshqasmi” në modelin multipolar që së bashku me “Tigrin Aziatik” Kinën do krijojn konturat e një rendi të ri në mardhëniet ndërkombëtare. 🔺Kjo do nënkuptonte ndryshime ekskluziv me gjeopolitiken dhe gjeostrategjinë në rrafshin global. 🔺Sigurishtë që Trump kërkon që të krijoj raporte edhe me Rusinë  jo vetëm për arritjen e paqës ne Ukrainë por duke ditur edhe kapacitetet bërthamore dhe resurset e “Ariun Siberik”, 🔹Trump, do kërkon që të arrij një model “mirëkuptimi me oferta joshëse” për Putinin.

🔵Trump dhe Kosova !

♦️Çfar pritjesh ka Kosova nga administrata Trump rreziqet dhe favoret ?

Ndryshimet e mëdha që priten të ndodhin në gjeopolitiken botërore e si pasoj e saj edhe në gjeopolitiken evropiane e që sigurisht do ndikojn edhe në interferimin e pashmangëshëm në gjeopolitiken ballkanike. 🔷Sipas mendimit tim e tëra kjo duhet shihet nga dy këndëveshtrime :

🔻a)Rreziqet hipotetike (hipotez frike ) dhe 🔻b)Optimizmi pragmatik

🔴Rreziku :

☑️1.Takimi Trump-Putin ( çka do bisedohet plus temës së Ukrainës) ? A mund të perseritet Jalta ?

☑️2.Si do jenë raportet SHBA-Evropë

☑️3.Vizioni i Trumpit për sigurin evropiane dhe buxheti për NATO-në ( GDP  5% )

☑️4.Çasja e Trumit për gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë në Ballkan

☑️5.Si do trajtoj raportet Kosovë-Serbi dhe kush do jetë emisari ( do ketë emisar ekskluziv për raportet Kosovë-Serbi apo Richard Grenell do jetë zëri dhe vula e Trumpit në këtë proces)

☑️6.Si do trajtohen Kosova dhe Serbia nga administrata e Trumpit( aspektet ekonomike strategjike dhe lobuese do jenë faktoret kyqë)

☑️7.A do rigjenerohet Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2000 rrethë raporteve Kosovë-Serbi apo do kemi ide tjera “atraktive ” !?

☑️8.A do ndihmojn amerikanet, ndermjetsuein e UE-së në zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi apo do marrin vetë situaten në dorë !?

☑️9.Çka pritet të ndodh me Asociaconin a do kemi çasje më të “butë”nga administrate e re amerikane !?

☑️10.A do jetë (administrata Trump) ajo që do i vëjn afate strikte Kosovës dhe Serbisë  që të mbyllin marrëveshjet ligjërisht të obligieshëme Kosovë-Serbi ?

🔵Pikat Optimiste për Kosovën:

✔️1.Amerika në kontiunitet është përkrahëse e fuqishme e shtetit të Kosovës pa marrë parasysh kush vije në pushtet në SHBA; republikan apo demokrat.

✔️2.Rreziku rus pë influenc në Ballkan nuk është në interesin amerikan

✔️3.Kosova dhe shqiptarët në pëtgjithësi janë përkrahësit dhe besnikët më të mëdhenjë të interesave amerikane jo vetem në Ballkan por edhe më gjërë,

✔️4.Shqiptaret janë numerikisht dhe gjeografikisht faktorë në Ballkanin Perëndimor

✔️5.Shqiptarët në aspektin etnik, gjuhësor, kulturor dhe religjoz nuk jan kompatibil me pjesen sllave ortodokse që nënkupton se puqen me interesat amerikane.

✔️6.Pozita gjeopolitike dhe gjeostrategjike e shqiptarëve janë të rëndësishme për interesat amerikane .

✔️7.Shqipëria dhe Kosova janë shtete që kanë jo vetem shtrirje të rëndësishme gjeografike por dhe pozicionin që ndërlidh boshtin e civilizimeve dhe kulturave perëndim-lindje

🔴Përmbledhje: Si të veproj Kosova

🔺Kosovës dhe elitës qeverisëse i nevojitet  të jetë e mençur dhe në vazhdimësi të rrisë bashkpunimin deri në partneritet strategjikë në të gjitha fushat me SHBA-në. 🔺Çdo kush që vepron ndryshe nga kjo maksim o është budalla o ka agjend destruktive dhe anti-kombëtare. 🔺Edhe pse kapacitetet tona me kuadra intelektuale dhe politike lën për të dëshiruar shtëpia dhe toka jonë ruhet dhe sigurihet me miq dhe aleatë .

🔻Mendja dhe takati ynë janë kaq !

Zot ndihmona !

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit