Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një tjetër. 23-vjeçari me iniciale S.Sh., së bashku me Xh.B., bashkëpunonin për të siguruar lëndë narkotike. Më pas ata e nadnin në doza dhe e shisnin në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga Xh.B., u gjetën dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike cannabis dhe 2 peshore elektronike.
Gjithashtu u arrestua edhe 24-vjeçari B.S., banues në Turqi pasi u kap me një sasi lënde narkotike kanabis që e kishte blerë te 23-vjeçari. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.