7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet dëbora në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes të shtuar

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e dëborës kanë filluar në qarkun e Korçës që në orët e para të mëngjesit.

ARRSH bën thirrje që drejtuesit e mjetee të kenë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, njofton ARRSH.

Gjithashtu thekson se borëpastrueset ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve nga dëbora në mënyrë që qarkullimi të kryhet pa probleme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit