Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk është i sigurt nëse marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit do të zbatohet, duke shprehur dyshim për ruajtjen e armëpushimit nga të dyja palët.
Ai theksoi se ky nuk është një konflikt amerikan, por pranoi se Hamasi është dobësuar nga sulmet.
“Kjo nuk është lufta jonë; është lufta e tyre. Por nuk kam besim”, u shoreh Trump.
Trump shtoi se Gaza mund të përfitojë nga një rindërtim masiv, nëse marrëveshja do të vazhdojë.