Qeveria shqiptare ka miratuar një fond shtesë prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili do të përdoret për organizimin e zgjedhjeve të Kuvendit të datës 11 maj 2025.
Ky fond është ndarë në dy kategori: 2.46 miliardë lekë për “Shpenzime korrente” dhe 40 milionë lekë për “Shpenzime kapitale”.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe do të mbulohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme i miratuar për vitin 2025. Ministria e Financave dhe KQZ janë ngarkuar me implementimin e këtij vendimi, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.