-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i përgjigjet komentuesit: Dikur ishim delja e zezë, sot shtohen miliona të huaj

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në rrjetin social ka replikuar një komentues ku i shkruan se qeveria investon në luks dhe gjëra defrimi. Rama shprehet se shqiptarët bëjnë pushime brenda vendit dhe që luftojnë dhe punojnë.

Ai thekson se dielli nuk mbulohet me shoshë, dikur ishim delja e zezë për ta ndërsa sot shtohen miljon atë huaj. Gjithashtu shprehet se Shqipëria së shpejti do të jetë në majën e 2030 në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria për të huaj dhe pak për shqiptarë”! Vërtetë e ke? Këta të huaj kur vijnë këtu e marrin ushqimin me vete apo hanë në tryezat e shqiptarëve? Vijnë me krevat në krah apo flenë në hotelet dhe bujtinat e shqiptarëve? Çudi e madhe kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizëm. E di ti miku im sa shqiptarë bëjnë pushime brenda dhe lëvizin në fundjavë? Po flas për shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, jo për ata jashtë.

Sipas INSTAT, janë 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë që kanë qenë pushues në hotelet dhe bujtinat e vendit gjatë 2024. Nuk futen ata që kanë rezidenca dytësore. Para se të vinim ne Shqipëria shihej si dele e zezë nga të gjithë dhe turistët që vinin nga jashtë ishin shumica dërrmuese shqiptarë emigrantë dhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Sot jo vetëm këta që janë shtuar por janë shtuar edhe miliona të huaj. Nuk e di, por inati politik e bënka njeriun të verbër dhe shurdh, tamam tifoz futbolli, ndërkohë që këtu të gjithë kemi një flamur, flamurin e Shqipërisë. Dielli nuk mbulohet me shoshë, shqiptarët që luftojnë dhe punojnë dhe që i shohin gjërat e bëra me luftë dhe punë, i kanë të qarta edhe faktet edhe rrugën përpara drejt majës së 2030 në BE.”, thotë kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit