Mëngjesin e djeshëm një zjarri uqishëm shpërtheu në vendpushimin e skive në një hotel në Turqi. Numri i viktimave ka shkuar në 76 dhe rreth 51 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, ka deklaruar se mes viktimave ka edhe shumë fëmijë, të moshës 10 deri në 11 vjeç.
Ndërkohë qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin për të zbuluar shkaqet që sollën rënien e zjarrit, i cili besohet se ka nisur në seksionin e restorantit të hotelit.
Ministri i Brendshëm Gerlikaya tha se nëntë persona u arrestuan si pjesë e hetimit për zjarrin. Ndërsa ministri i drejtësisë Yilmaz Tundes tha se pronari i hotelit ishte në mesin e të arrestuarve për t’u marrë në pyetje në hetim.