Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, pranë rrugës së Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, pranë ambasadës Amerikane.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se disa persona janë lënduar si pasojë e goditjes së mjetit.
Autoritetet janë nisur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të shpjeguar rrethanat e aksidentit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit.