Policia e Lezhës ka arrestuar sot Vitor Tolin, një 29-vjeçar i shpallur në kërkim që nga korriku i vitit të kaluar, pasi ishte arratisur pas shkeljes së masës së arrestit shtëpiak.
Toli akuzohet për shitje lëndësh narkotike dhe u kap pas hetimeve intensive dhe informacioneve të mbledhura nga burime të ndryshme.
Ai do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe do t’i paraqitet gjykatës për masën e sigurimit.