Nga megaoperacioni i autoriteteve italiane u shkatërrua grupi kriminal që trafikonte kokainë me makina nga Amerika e Jugut për ti shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore. Grupi shqiptaro-italian drejtohej nga klani Çela në Elbasan.
Nga operacioni u arrestuan tre persona në Shqipëri: Igli Dervishi, Shkëlqim Pashja dhe Ervin Dema. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” dhe po pritet ekstradimi i tyre drejt Italisë.