-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kumbaro në “Fitur 2025” në Madrid: Shqipëria, destinacion kulinar me shije autoktone

Kryesoret

Në Panairin Ndërkombëtar “Fitur 2025” në Madrid, Shqipëria ka marrë vëmendjen me ofertën e saj kulinar, duke prezantuar shijet autoktone dhe produktet tradicionale. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, theksoi rëndësinë e pasurisë gastronomike shqiptare dhe ndikimin e saj në turizëm.

Ajo ndau në rrjetet sociale një video nga stenda e Shqipërisë dhe deklaroi: “Oferta turistike shqiptare në Panairin Ndërkombëtar ‘Fitur 2025’ nuk mund të ishte e kompletuar pa përvojat e ëmbla e të kripura të pasurisë sonë gastronomike dhe shpërthimet e aromave të verërave të ekselencës.”

Kumbaro shprehu mirënjohje për sipërmarrësit e agroturizmit dhe shefat e kuzhinës që kanë sjellë pasuritë shqiptare në tryezë, duke i ndarë me dashuri me turistët. “Me krenari promovohemi si një destinacion kulinar i shijeve autoktone,” shtoi ajo.

Kuzhina tradicionale shqiptare, me fokus në bulmetra, vaj ulliri dhe prodhime të freskëta të tokës dhe detit, vazhdon të jetë një ndër të preferuarat për turistët. Panairi “Fitur” është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr vizitorë nga Spanja dhe tregjet e Amerikës Latine.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit