Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të shtyjë për nesër shpalljen e vendimit mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë. Dhëndri i Sali Berishës kërkoi lirimin nga arresti në shtëpi.
Gjyqtari Engert Pëllumbi shtyu për të premten në orën 10.30 seancën, ku do shpallë vendimin për pranimin ose jo të kërkesës së bërë nga dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha.
Malltezi akuzohet për kryerjen e veprave penale korrupsion aktiv dhe pastrim parash në dosjen e kompleksit “Partizani”.