Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për seancën e divorcit të çiftit Meta-Kryemadhi. Në datë 21 shkurt në orën 10:30 palët do të jenë në gjykatë.
Deputetja Monika Kryemadhi mund të paraqitet vetë, ndërsa Ilir Meta sipas të gjitha gjasave do të përfaqësohet nga avokati, pasi ndodhet në burg prej tetorit të vitit të kaluar.
SPAK vijon hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të afërmit e tyre për pasurinë dhe jo vetëm.