Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federative të Brazilit João Tabajara De Oliveira Júnior dhe me Zëvendësambasadorin, Ministër Këshilltar, Ricardo Primo Portugal.
Ata konfirmuan gatishmërinë e plotë të organizatave që ata përfaqësojnë, për të intensifikuar bashkëpunimin në koordinimin e INTERPOL dhe EUROPOL në mënyrë që të goditen rrjetet e trafiqeve dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.
Gjithashtu u dakordësua që bashkëpunimi i deritanishëm të shtrihej edhe te ofrimi i trajtimeve për punonjësit e sektorëve që merren me hetimin e krimeve, shkëmbimi i metodave dhe eksperiencave më të mira policore, si dhe te asistenca teknologjike.