-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Po shpërndanin 6 thasë me kanabis, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

Kryesoret

Policia e Tiranës me anë të operacionit të koduar “Interruption 2” ka arrestuar dy persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Gjatë kontrollit të makinës së 35-vjeçarit Kujtim Ujkaj banues në Krujë u gjetën në pjesën e pasme 6 thasë me lëndë të dyshuara cannabis sativa me peshë totale 60 kilogram. Ndërsa u arestua edhe 26-vjeçari Abdurraham Rizvani banues në Mat, i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte K.U., nëse kishte prezencë të policisë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim 28-vjeçari S.D., pasi dyshohet si bashkëpunëtori në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 thasët me lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2 makinat, 2 celularët dhe një shumë parash.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit