-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Arabia Saudite të ulë çmimin e naftës për të ndaluar luftën Rusi-Ukrainë

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump, në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Davos tha se Arabia Saudite duhet të ulë çmimin e naftës për të ndaluar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Trump akuzoi OPEC dhe sauditët për përgjegjësinë e vazhdimit të luftës, duke theksuar se ulja e çmimit do të ndihmonte në përfundimin e saj. Ai shtoi se kjo mund të kishte ndodhur para zgjedhjeve dhe se shumë jetë po humbasin për shkak të çmimeve të larta.

“Jam i habitur që nuk e bënë këtë para zgjedhjeve, duhet të tregoni pak dashuri”, tha Trump.

“Nëse çmimi do të ulej, lufta Rusi-Ukrainë do të përfundonte menjëherë. Tani për tani, çmimi është mjaft i lartë sa që lufta do të vazhdojë. Duhet të ulni çmimin. Ata duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Ata janë shumë përgjegjës deri në një masë, miliona jetë po humbasin”, tha Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit