-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump kritikon Bashkimin Evropian: E dua Evropën, por ka ankesa të mëdha

Kryesoret

Në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos, Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur kritikë të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se BE e trajton Amerikën shumë keq. Ai theksoi se taksat e larta dhe procedurat e ngadalshme të miratimit të projekteve në Evropë janë arsye të mëdha për shqetësimet e tij.

Trump u shpreh se BE ka vendosur tarifa dhe taksa të larta për produktet amerikane, duke e konsideruar këtë një trajtim të padrejtë për SHBA-në. Ai gjithashtu solli një shembull nga Irlande, ku miratimi i një projekti mori një javë, ndërsa në BE, do të kishte marrë 5 deri 6 vite.

“Ata kanë një taksë të madhe dhe një taksë TVSH-je të konsiderueshme,” tha Tump.

“Ata në thelb nuk i marrin produktet tona bujqësore apo makinat tona. Ata vendosin tarifa për produktet tona.
Unë e dua Evropën, i dua vendet e Evropës, por procesi është i rëndë dhe ata e trajtojnë SHBA-në shumë padrejtësisht me taksat që vendosin”, tha Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit