Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi deklaroi sot në protestën para bashkisë së Tiranës se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit dhe nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 4 vepra penale.
“Ndërkohë që Veliaj, një hajdut i shpërfytyruar vjedh çdo ditë taksa të qytetarëve pa ju dridhur qerpiku dhe me lejen e plotë nga kolegët e tij në SPAK, apo forumi rinor i PS që është tek SPAK.
Erion Veliaj para dy ditësh është kthyer nga një vizitë në SHBA, dhe presupozohet që brenda dy javësh ka shkuar 3 herë dhe si ka mundësi që për të dytën herë nuk ka asnjë foto, axhendë apo informacion se ku ka shkuar kreu i 5D.
Mos harroni, është person publik, është kryebashkiak i cili shkon me para publike, me paratë tona shkon në Amerikë për interesa personale dhe asnjë e dhënë nuk bëhet publike.
Kjo sepse SPAK po i jep kohë për të shkuar për të gjetur azil politik, por ne nuk do e lëmë, ne do e vijojmë betejën tonë më të fortë se kurrë dhe për vjedhjen që ke bërë në këtë qytet, ti do të ndëshkohesh, si as edhe një njeri më para në historinë politike të Shqipërisë” tha ai.