-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e 43-të e PD-së, Alimehmeti: Veliaj duhej arrestuar i freskët

Kryesoret

PD zhvilloi sot protestën e 43-të para bashkisë Tiranë duke kërkuar largimin e Erionit Veliajt. Pati përplasje dhe tension me policinë. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti u shpreh se Erion Veliaj duhej arrestuar sapo doli nga SPAK, pasi kërkoi në gjendjen civile personin që e kishte denoncuar, me qëllim që të prishte provat.

“Erdhi në këshillin e fundit të vitit të kaluar, i freskët nga SPAK Erion Veliaj dhe erdhi e tha do flas para këshillit bashkiak. Këshilli nuk është një vend ku ai të bëjë rrëfime dhe ta përdorë për veten e vet. Të bëjë çtë dojë, në konferencë apo vend tjetër. Aty është vendi për të folur për Tiranën dhe problemet e qytetarëve të Tiranës dhe nuk ka problem.

Foli, por çfarë na tha; na tha praktikisht me një zë, se pse nuk po më arrestoni tani në moment. Ja tha SPAK-ut, ja tha shtetit, medieve, të gjithave. Shkoi dhe tha një emër, a e mbani mend atë Nesti Angonin. Pra ky si kryetar bashkie në detyrë, gjëja e parë që bëri sapo doli nga SPAK, kontrolloi gjendjen civile për të gjetur dëshmitarin që i paska dërguar këto letra” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit