Vladimir Putin është i gatshëm për kontakt me presidentin amerikan Donald Trump, me Moskën në pritje të sinjaleve përkatëse nga Uashingtoni, tha përfaqësuesi për shtyp i presidentit rus, Dmitry Peskov.
Të enjten, Reuters raportoi se Trump donte të takohej me Putinin “menjëherë”. Presidenti amerikan tha gjithashtu se po merrte sinjale për gatishmërinë e rusit për ta takuar personalisht.
“Putini është gati, ne presim sinjale, të gjithë janë gati. Sapo të ndodhë, nëse ndodh diçka, ne do t’ju njoftojmë” u tha Peskov gazetarëve kur u pyet nëse priste kontakte midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara gjatë fundjavës. “Nuk ka asgjë për të shtuar në atë që është thënë tashmë”, shtoi Peskov.