Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31-vjeçar, Xhovan Palaj, i dyshuar si shkaktari i një aksidenti fatal.
Ai ka përplasur një motoçikletë të drejtuar nga Paulin Pashuku, i cili pas aksidentit ka humbur jetën në spital.
Palaj u arrestua për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.