Autoritetet dhe banorët në pjesë të mëdha të Britanisë së Madhe janë në gatishmëri të lartë për shkak të stuhisë Eowyn, me afro 4.5 milionë njerëz që morën një mesazh për sigurinë dhe jetën të enjten.
Pak pas orës 8 të mëngjesit u njoftua se 560,000 ndërtesa ishin pa energji vetëm në Irlandë, një shifër që pritet të rritet me kalimin e orëve, ndërsa nuk dihej se kur do të rregulloheshin defektet.
Moti i keq fillimisht “zbarkoi” në bregun perëndimor të Irlandës me erëra 135 km/h, një rekord në historinë meteorologjike të vendit.
Qindra fluturime janë anuluar në aeroportet e Glasgow, Edinburgh dhe Dublin. Në Dublin që nga ora 3 e mëngjesit janë anuluar 220 ulje dhe ngritje dhe “priten anulime dhe vonesa shtesë”.
Në të njëjtën kohë u njoftua mbyllja e të gjitha shkollave në Irlandën e Veriut, Skocinë qendrore dhe jugore, ndërsa mbyllen edhe disa universitete.