-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U dënua me burg, a mund ta vazhdojë detyrën kryebashkiaku socialist?

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla u dënua ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme me një vit burg për korrupsion zgjedhor. Ishte kjo kërkesa e SPAK-ut në pretencë dhe provat që paraqiti prokurori që bindën gjyqtarin që të konfirmonte këtë dënim.

Pala e Memollës, i cili ishte edhe vetë i pranishëm listoi argumentet për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut. Me dy avokatë, por në fund prokurorët fituan betejën përballë mbrojtjes përballë gjyqtarit. Gjithashtu përpos tij u dënuan edhe dy persona të tjerë që ishin pjesë në këtë dosje.

I zymtë, pasi doli nga dera e prokurorisë Memolla tha se do të ankimonte vendimin në Apel. Por pyetja që lind tani është nëse Memolla mund të ushtrojë detyrën e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës?

Ligji e përcakton se Memolla mund të vijojë detyrën deri në një vendim të formës së prerë, që do të thotë derisa të flasë Gjykata e Apelit nëse do të konfirmojë shkallën e parë apo do ta rrëzojë.

Jo vetëm për burgu, por edhe për heqjen e funksioneve publike për 5 vite. Deri atëherë Memolla mund të ushtrojë detyrën e kryetari të bashkisë, por moralisht mori një goditje të fortë.

Memola në zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë ndikoi tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektricist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij.

U dënua një vit burg, a do të japë dorëheqjen? Memolla: Pasi të zbardhet, do flas më qartë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit