-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

8 milionë Euro pasuri në Berat

Kryesoret

Ditën e sotme me kërkesë të prokurorisë së Beratit janë sekuestruar nga gjykata mbi 8 milionë euro pasuri dy personave që janë nën hetim për “mashtrim”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.L dhe A.Ç nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2/3 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.523, viti 2024, të realizuara në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, Berat, u arrit në dyshime të arsyeshme me prova shkresore, se shtetasi A.L., ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 143/2/3 në bashkëpunim me shtetasin tjetër A.Ç, të cilët rezultojnë se kanë mashtruar persona të ndryshëm në disa qytete, duke përfituar shuma të mëdha monetare në lekë dhe valutë të huaja.

Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkoi sekuestrimin e të gjitha llogaritë bankare dhe pasurive të paluajtshme të shtetasve të mësipërm me banim në Berat.

Me kërkesë të prokurorisë u sekuestruan pasuritë e këtyre shtetasve në disa banka të nivelit të dytë në Berat dhe Tiranë, shumat e mëposhtme:

668.290.299,4 Lekë;

1.110.392.37 EURO;

224.470, 28 USD;

Si dhe dhjetë pasuri të paluajtshme të këtyre shtetasve në Tiranë, Vlorë edhe Berat”, njofton prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit