Publikohet fotoja e 48-vjeçarit Lulzim Visha, i cili u ekzekutua të Premten në Zall Mner të Tiranës. Visha punonte postier dhe në momentin e ngjarjes ishte nisur për në punë me automjetin e një poste private, ku u qëllua me 12 plumba.
Lidhur me vrasjen e tij, Policia ka vënë sot në pranga 37-vjeçarin Eduart Lami (i dyshuar si bashkëpunëtor në krim) dhe ka shpallur në kërkim kushëririn e tij Ervis Lami.
Janë kryer kontrolle në banesën e këtij të fundit në Kamzë ku janë gjetur armë, gëzhoja e municion luftarak.