Arma me silenciator e gjetur në banesën e dy kushërinjve Eduart dhe Ervis Lami, dyshohet se është përdorur në vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë.
Pistoleta do të dërgohet për ekspertizë për të konfirmuar nëse është arma e përdorur për ekzekutimin e Vishës. Ervis Lami, i cili dyshohet se është përfshirë në një konflikt me viktimën, është ende në kërkim, ndërsa Eduart Lami është arrestuar.
Visha u gjet pa shenja jete në një automjet në Zall Mner, dhe dyshohet se është qëlluar me silenciator, pasi nuk u dëgjuan të shtëna nga banorët.