Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:40, të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në barin e karburantit në Orikum.
Gjatë një konflikti Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri 29-vjeçarin Sidi Veliaj, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë policia ka rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.