Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro nuk pranoi sot uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar nga SHBA me urdhër të Donald Trump.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio i cili thekson se administrata Trump nuk do lejojë askënd të përfitojë prej saj.
Më tej fajëson presidentin kolumbian Petro se doli nga fjala, pasi sipas Rubios fillimisht do i pranonte emigrantët.
“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se nën administratën e tij, Amerika nuk do të gënjehet dhe as do të përfitohet më. Është përgjegjësi e çdo kombi të marrë përsëri qytetarët e tyre që janë të pranishëm ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në mënyrë serioze dhe të shpejtë. Presidenti kolumbian Petro kishte autorizuar fluturimet dhe kishte dhënë të gjitha autorizimet e nevojshme dhe më pas e anuloi autorizimin e tij kur avionët ishin në ajër. Siç tregohet nga veprimet e sotme, ne jemi të palëkundur në angazhimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës”, thotë Rubio në reagimin e tij.