-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Reuters”: Vendimi i Trump bllokon afganët në Shqipëri

Kryesoret

Agjencia e lajmeve “Reuters” u ka kushtuar një artikull refugjatëve afganë të strehuar në Shqipëri. Pas pezullimit të ndihmës për rivendosjen e refugjatëve nga Presidenti Donald Trump ata po jetojnë në një gjendje pasigurie, të bllokuar në vende tranziti si Shqipëria. Shkrimi që lapsi.al e sjell të plotë më poshtë pasqyron një realitet të vështirë: jetët e mijëra njerëzve varen nga politika dhe vendime ndërkombëtare, ndërsa përpjekjet e tyre për një të ardhme të sigurt mbeten në dyshim.

Ali Amini ishte vetëm pak ditë nga fillimi i një jete të re në Shtetet e Bashkuara, kur Presidenti Donald Trump ndërpreu ndihmën për rivendosjen e refugjatëve afganë javën e kaluar, një veprim për të cilin Amini shqetësohet se mund ta rrezikojë jetën e tij nëse detyrohet të kthehet sërish në shtëpi.

Pas përpunimit në Shqipëri, ai kishte rezervuar një fluturim për të martën dhe çantat e tij ishin mbushur kur Trump pezulloi ndihmën shtetërore të nevojshme për të transportuar dhjetëra mijëra afganë të cilëve u janë dhënë viza.

“Nuk e di nëse do të hipim ndonjëherë në atë aeroplan dhe nëse po, nëse do të shkoj në Kabul apo në Shtetet e Bashkuara” – thotë Amini nga Shëngjini, një qytet bregdetar në veri të Shqipërisë ku ai është strehuar së bashku me 300 bashkatdhetarë.

Pauza e Trump për ndihmën e huaj ka çuar në pezullimin e fluturimeve për mbi 40 mijë afganëve që u është miratuar për viza speciale amerikane dhe në rrezik të hakmarrjes së talebanëve, tha për Reuters, Shawn VanDiver, kreu i koalicionit #AfghanEvac i veteranëve amerikanë dhe grupeve mbrojtëse. Amini mbërriti në Shqipëri më shumë se një muaj më parë dhe kishte siguruar viza në kryeqytetin Tiranë, për gruan dhe tre fëmijët e tij, më i vogli 6 muajsh.

Pas tërheqjes kaotike të SHBA nga Afganistani në vitin 2021, mijëra vetë që punonin për ushtrinë amerikane ose organizata të tjera u përpunuan në Shqipëri dhe iu dhanë viza përpara se të udhëtonin në Shtetet e Bashkuara.

Me të dëgjuar lajmin nga Trump, gruaja e Amini u përlot, ndërsa fëmijët e tyre janë në ankth për të ardhmen. Pasi punoi si bravandreqës për trupat amerikane përpara tërheqjes së tyre nga Afganistani në vitin 2021, Amini jetoi i fshehur për 3 vjet nga frika e hakmarrjeve talebane.

“Nëse kthehemi, ata do të na vrasin sepse, për talebanët, ne jemi në thelb amerikanë dhe armiqtë e tyre “numër një”, pasi kemi punuar krah për krah me amerikanët”.

“Aeroplani i fundit”

Shumica e atyre që preken nga vendimi i Trump janë të bllokuar në Afganistan, ndërsa të tjerë në Pakistan, Katar dhe Shqipëri, tha VanDiver. Urdhri bëri gjithashtu që Departamenti i Shtetit të pezullojë fondet për grupet që ndihmojnë afganët me viza speciale imigruese (SIV) në gjetjen e strehimit, shkollave dhe vendeve të punës në SHBA.

Gati 200 mijë afganë janë zhvendosur në SHBA me SIV ose si refugjatë që nga viti 2021. Fushata fitimtare e rizgjedhjes së Trump në 2024 përfshinte premtime për politika të rrepta imigracioni.

Në Shëngjin fëmijët luajnë futboll dhe shkruajnë emrat e tyre në rërën e plazhit, ndërsa prindërit kontrollojnë me ankth telefonat për lajme. Mes pëshpëritjeve përmendet edhe emri i Trump.

Sadat, 27 vjeç, mbërriti të enjten pasi udhëtoi nga Kabuli në Dubai, më pas Kuvajti, Stambolli dhe në fund në Tiranë, me një grup prej rreth 130 personash.

“Miqtë e mi në Kabul më thonë se jam me fat, pasi ai mund të ketë qenë avioni i fundit me njerëz si ne” – thotë Sadat, duke vënë në dukje se ai u informua të shtunën për një intervistë për vizë të planifikuar për javën e ardhshme. “Gjërat po ndryshojnë çdo orë dhe pritja deri në javën tjetër është një jetë e tërë. Jam shumë i shqetësuar” – shtoi Sadat.

Raportet e misionit të OKB-së në Afganistan tregojnë se talebanët kanë arrestuar, torturuar dhe vrarë ish-ushtarë dhe zyrtarë të qeverisë së mëparshme të mbështetur nga SHBA. Talebanët kanë lëshuar një amnisti të përgjithshme për ish-trupat dhe zyrtarët e qeverisë, dhe i mohojnë këto akuza.

“Ne nuk mund të kthehemi në Afganistan sepse, për talebanët, ne jemi tashmë në Amerikë dhe do të trajtohemi si spiunë”, – shpjegoi Sadat. “Zoti Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”, – lutet një tjetër afgan, të cilit viza i skadon pas dy javësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit