Mbrëmjen e sotme një zjarr ka rënë në ambientet e drejtorisë së policisë në Elbasan. Zjarri ka rënë pranë godinës së sallës operative.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa shkaktuar dëme të mëdha.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një ngrohës me energji elektrike.