-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina hedh poshtë dyshimet se Covid-19 doli nga laboratorët

Kryesoret

Kina mohon kategorikisht dyshimet e CIA-s se Covid-19 doli nga laboratorët e saj.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Nin tha se kjo hipotezë është jashtëzakonisht e pamundur dhe këtë e vërtetoi edhe ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka vizituar laboratorin e virologjisë në Uhan, prej nga janë hedhur dyshime se ka dalë koronavirusi.

Pekini akuzoi Washington-in se po e përdor çështjen e gjurmimit të prejardhjes së koronavirusit për përfitime politike.

CIA publikoi të Dielën një vlerësim të ri ku shprehte besimin se Covid-19 ka dalë nga laboratorët në Kinë, pa specifikuar nëse dalja ishte aksidentale apo e qëllimshme. Vlerësimi u publikua me urdhër të John Ratcliffe, kreut të ri të emëruar javën e kaluar nga presidenti Donald Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit