Deputeti Petrit Vasili në rrjetin e tij social shprehet se në Kuvend qeveria ka sjellë një ligj për pensionet në fshat kopperativat dhe institucionet shtetërore.
Vasili shpreh shqetësimin e tij dhe thotë që qeveria për 12 vjet nuk ka lëvizuar gishtin dhe tani janë kujtuar në mënyrë që të rrëmbejnë votat me hipokrizi. Ai nënvizon se qeveria nuk i zgjidhi problemet me pensionistët, sepse shteti vetë nuk i ka dokumentet e tyre.
“Sot ne Kuvend qeveria bie nje ligj per pensionet ne fshat fermat kooperativat dhe institucionet shteterore per vitet e punes te munguara per te cilat shteti nuk i ka më dokumentet qe duhej ti kishte.
Qeveria per 12 vjet nuk levizi gishtin dhe mijra pensioniste moren me pak tension seç u takonte, u kujtua tani perpara zgjedhjeve per te rrembyer ca vota me hipokrizi e mashtrim si gjithmone me rilindasit.
Qeveria nuk i zgjidhi problemet me pensionistet, qe nuk marrin pensionin, qe u takon sepse shteti vetë nuk i ka dokumentet e tyre.
Keta rilindasit, qe i dhane fuqi prapavepruese ligjit te tatimit per dividentin dhe e ulen nga 15% ne 8%, per pensionistet nuk e bejne megjithese ata vuajne padrejtesite e shtetit”, shkruan deputeti Petrit Vasili.