Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po planifikon të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, raporton agjencia e lajmeve Walla. Ende nuk ka asnjë konfirmim nga zyra e Netanyahut apo Shtëpia e Bardhë.
Media izraelite raporton se nëse ndodh udhëtimi, atëherë Netanyahu do të jetë lideri i parë i huaj që do të takohet me Trump në mandatin e tij të dytë. Burimet izraelite thonë se vizita varet nga shëndeti i Netanyahut. Ai aktualisht është duke u rikuperuar nga operacioni.
Sipas analistëve, kryeministri izraelit, mik i Donald Trump pritet t’i kërkojë Presidentit të 47-të të SHBA-së mbështetjen e pandarë të Uashingtonit, këtë herë, për planet e Izraelit në lidhje me enklavën palestineze, plane në të cilat qeveria izraelite nuk i ka fshehur synimet e saj.