Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin e fundit për ekonominë. Raporti i fundit ekonominë shqiptare e ka vlerësuar me rritje më pozitive duke i çuar projeksionet në 3.5% nga 3.4% që ishte në vjeshtë.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar ekonomia shqiptare është e mbështetur nga turizmi. Në raport vlerësohet raporti i borxhit publik, që pritet të jetë rreth 56% dhe që pritet që të ulet në rreth 50% deri në vitin 2029.
Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se sfida vijojnë të mbetën tensionet gjeopolitike, plakja e shpejtë e popullsisë dhe emigracioni.