Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar policin me iniciale D.C., pasi akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Polici gjatë drejtimit të makinës ip “Citroen” në akisn rrugor Këlcyrë-Përmet në vendin e quajtur fshati Ribaj është përplasur me një mjeti tip “Nisan”. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët e makinës tip “Nisan”, D.H., 57 vjeç dhe R.S., 59 vjeç. Ata menjëherë u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas janë dërguar në banesë.
Ndërsa gjatë verifikimit me testin matës të alkoolit polici rezultoi pozitiv në masën 1.19 mg/l në testin e parë dhe 1.21 mg/l në testin e dytë.
Ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.