Ditën e sotme në pak se 12 orë tre aksident kanë ndodhur në Shkodër. Si pasojë e aksidenteve ka pasur dhe pasoja në jetë njerëzish.
Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, 28-vjeçari me iniciale K.D., duke drejtuar makinën është përplasur me mjetin me drejtues B.T., 84 vjeç, i cili ky ka humbur jetën më pasnë spital.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, ku 35-vjeçarja E.M., duke drejtuar makinën është përplasur me S.Rr., 70 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Më pas 70-vjeçari humbi jetën në spitalin e Shkodrës.
Ndërsa në aksin rrugor Shkodër-Koplik, 24-vjeçarja L.B., është përplasur memakinën me drejtues K.Xh., 70 vjeç, i cili ka humur jetën në spital.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.